Ndërlidhjet

logo-print

Lideri koreano verior kundërshtohet nga i biri


Djali i madh i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong II ka kundërshtuar idenë që familja e tij të mbajë pushtetin në shtetin komunist. Kim Jong Nam, 39 vjeçar i ka thënë televizionit japonez, Asahi, se ai është “kundër vazhdimit të trashegimisë së pushtetit për tri gjenerata.”

Së fundi është raportuar se gjysëm vëllau më i ri i Kim Jong Namit është anëtarësuar në komitetin qendror të Partisë së Punës, një shenjë kjo që tregon se ai është zgjedhur si pasardhës i së atit.

Kim Jong Nam, i njohur për dashurinë e tij ndaj bixhozit, në të kaluarën është parë si personi më i mundshëm për të zëvendësuar udhëheqësin aktual komunist të Koresë së Veriut. Megjithatë, mundësitë e tij u vënitën shumë pasi ai u zu duke tentuar që të hyjë në Japoni me pasaportë fallco me qëllim që të vizitojë Diznilendin e Tokios.
XS
SM
MD
LG