Ndërlidhjet

Tragjedi në Ukrainë


Marhanets
Marhanets
Zyrtarët e Ukrainës thanë se 42 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar rëndë nga përplasja e trenit me një autobus në lindje të vendit. Përplasja ka ndodhur në dalje të qytetit Marhanets.

Ministri i Transportit të Ukrainës, gjatë mbledhjës së qeverisë, sqaroi se autobusi ka qenë i ndaluar kur shoferi e ka ndezur atë dhe e ka lëvizur në drejtim të lokomotivës.

Ministri Konstatin Jefimenko citoi të mbijetuarit të kenë thënë se pasagjerët në autobus kanë filluar t’i bërtasin se alarmi që tregon të mos kalohen shinat e trenit, është ende i aktivizuar dhe se ai nuk duhet të lëvizë autobusin.

Shoferi i autobusit është në mesin e personave që nuk i ka mbijetuar përplasjes me trenin. Policia tha se shoferi kishte më shumë se 30 vjet përvojë pune.

Ministria e Transportit tha se treni, pas goditjes, e ka tërhequr autobusin deri në 30 metra largësi.

XS
SM
MD
LG