Ndërlidhjet

logo-print

Ditë e aksidenteve tragjike për rrugët e Evropës Lindore


Dita e martë duket të jetë e mbushur me tragjedi për Evropën Lindore.

Pas lajmit nga Ukraina ku 42 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së një treni me një autobus, një lajm nga Polonia tregon për 18 viktima të tjera.
Fjala është për përplasjen ballë për ballë të një furgoni me një kamion në qendër të Polonisë, rreth 80 kilometra në jug të kryeqytetit polak, Varshavë.

Shkaktarë i aksidentit vlerësohet të jetë mjegulla shumë e dendur në zonën ku ndodhi përplasja.
XS
SM
MD
LG