Ndërlidhjet

Emërohen anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit


Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka zgjedhur të martën Gjermaninë, Indinë, Afrikën e Jugut dhe Kolumbinë për një ulëse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Anëtarësimi i këtyre shteteve do të jetë me mandat dy vjeçar.

Ndërkaq në një raund të dytë votimesh shkuan Kanadaja dhe Portugalia, dy vende këto që garonin për vendin e mbetur bosh në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Mirëpo ndërkohë Kanada u tërhoq duke i krijuar mundësinë Portugalisë që t’i bashkohet trupit 15 shtetesh që e ka autoritetin e vendosjës së sanksioneve dhe dërgimin me mision të trupave paqeruajtëse të OKB-së.
XS
SM
MD
LG