Ndërlidhjet

Obama e hoqi moratoriumin për shpime në Gjirin e Meksikës


Administrata e Obamas e ka hequr një moratorium 6 mujor për shpimet e thella në Gjirin e Meksikës, moratorium ky që u vendos pas derdhjës së naftës së BP në muajin prill. Administrata ka qenë nën presion të madh nga industria e naftës dhe të tjerët në rajon që të heqë këtë pengesë që ka shkaktuar humbje të vendeve të punës dhe dëmtim të ekonomisë.

Një raport federal thotë se moratoriumi ka shkaktuar humbjen e përkohshme të 8 000 – 12 000 vende të punës në rajonin e Gjirit. Megjithatë, edhepse moratoriumi u hoq, puna vështirë se mund të niset menjëherë pasi tashmë janë vendosur rregullat e reja me qëllim ngritjen e masave të sigurisë për të evituar katastrofat në të ardhmen.
XS
SM
MD
LG