Ndërlidhjet

logo-print

Gjenovë: Ndalohen 50 tifozë serbë



Raportohet se 50 tifozë serbë janë ndaluar mbrëmë në operacionin e policisë italiane.

Dhjetë nga të ndaluarit ndodhen në paraburgim, dhe ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal.

Pas lëshimit të stadiumit, pas ndërprerjes së ndeshjes kualifikuese Itali-Serbi, e vlefshme për kampionatin evropian, tifozët serbë u përleshën me policinë.

Referi e ndërpreu ndeshjen në Gjenovë pas gjashtë minutave pasi tifozët serbë hodhën objekte të zjarrta në fushë.

Para ndeshjes, tifozët serbë e sulmuan portierin e Serbisë, Vladimir Stoilkoviq.
XS
SM
MD
LG