Ndërlidhjet

Pakistan: 9.5 miliardë dollarë dëme nga vërshimet



Një raport i ri ka vlerësuar se 9.5 miliardë dollarë janë dëmet në pronën, të mbjellat dhe infrastrukturën nga përmbytjet në Pakistan.

Zyrtarët e ministrisë së Financave në Karaçi, duke cituar një vlerësim të Bankës Aziatike për Zhvillim dhe të Bankës Botërore, thanë se qeveria mund të përballet me koston e përgjithshme të rimëkëmbjes prej 30 miliardë dollarë.

Më herët, autoritetet e Pakistanit i patën vlerësuar dëmet në 43 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG