Ndërlidhjet

UEFA heton rastin për tifozët serbë



UEFA tha se ka hapur hetime të plota për trazirat e tifozëve serbë në Itali, dhe paralajmëroi se ekipi mund të skualifikohet nga Kampionati Evropian apo nga garat në të ardhmen.

Federata Evropiane e Futbollit tha se paneli disiplinor do të mblidhet në 28 tetor për të dëgjuar rastin.

Rregullat e UEFA-s ia lejojnë federatës që t'i skualifikojë ekipet nga garat ndërkombëtare.

Paneli do t'i shfrytëzojë raportet e delegatit të ndeshjes Itali-Serbi, David Petriashvili nga Gjeorgjia, dhe referit Kreg Tompson nga Skocia.

Tompson e ndërpreu ndeshjen kualifikuese për Euro 2010 në minutën e shtatë pasi tifozët serbë hodhën objekte të zjarrta dhe fishekzjarre në fushë.

Fillimi i ndeshjes u shty për 45 minuta, ndërsa tifozët nga Serbia më herët u përleshën me policinë italiane në Gjenovë.
XS
SM
MD
LG