Ndërlidhjet

Kili: Çdo orë del nga një minator në sipërfaqje



Është nxjerrë në sipërfaqje minatori i dhjetë kilian, derisa vazhdojnë operacionet për nxjerrjen edhe të 23 minatorëve të tjerë. Burimet zyrtare thanë se presin që çdo orë të nxjerrin një minator. Kapsula speciale po i nxjerrë minatorët nga thellësia 625 metra. Operacioni pritet të zgjatë dy ditë.
Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera ishte aty për t’i përshëndetur minatorët sapo ata dilnin në sipërfaqe.

Minatorët kaluan 69 ditë në minierën e arit dhe të bakrit në shkretërën kiliane Atakama. Ata kanë shënuar rekordin e kohëzgjatje së qëndrimit nën tokë pas aksidentit në minierë. Gjatë 17 ditëve të para të ngujimit, besohej se minatorët kishin vdekur.
XS
SM
MD
LG