Ndërlidhjet

Holanda bllokon Serbinë



Holanda ka kërkuar që votimi për aplikimin e Serbisë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE të shtyhet deri pas raportit të ardhshëm të kryeprokurorit të Gjykatës së Hagës.

Vendimi u morr njëzëri sot nga Parlamenti holandez. Sugjerimi i Holandës do të paraqitet në mbledhjen e 25 tetorit të ministrave të jashtëm të BE-së. Nuk dihet ende nëse propozimi do të pranohet nga Brukseli.

“Qeveria mendon se çdo hap i Serbisë drejt integrimit në BE duhet të bëhet në përputhje me bashkëpunimin e plotë me Gjykatën e Hagës për ish Jugosllavinë”, thuhet në dokumentin e miratuar sot nga Parlamenti i Holandës.
XS
SM
MD
LG