Ndërlidhjet

Bosnja ndalon filmin e Zholisë



Autoritetet boshnjake kanë anuluar lejen e xhirimit të filmit ku do të interpretojë dhe Anxhelin Zholi, një nga yjet e Hollivudit.

Filmi është një histori dashurie që zhvillohet në kohën e luftës në Bosnje, në vitet 1992 – ’95. Personazhi kryesor një vajzë boshnjake që përdhunohet nga një ushtar serb, më vonë bie në dashuri me të.

Ministri i Kulturës në Federatën Boshnjako-Kroate, Gavrilo Grahovaç hoqi lejen e xhirimeve pasi organizata “Gratë-viktima të luftës” e ka cilësuar historinë e filmit të papranueshme. Ato kanë shtuar se skenari mund të shkaktojë “tronditje shtesë emocionale” tek viktimat e dhunimeve.
XS
SM
MD
LG