Ndërlidhjet

Bejrut: Mijëra njerëz presin Ahmadinexhadin



Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka filluar vizitën e parë shtetërore në Liban. Dhjetëra mijëra njerëz kishin dalë të përshëndesnin presidentin iranian nga aeroporti deri në pallatin presidencial, ku ai zhvilloi takimin e parë.

Duke folur në aeroport Ahmadinexhad tha se armiqtë e Libanit dhe Iranit janë të tmerruar duke i parë dy kombet bri njëri-tjetrit. Ahmadinexhadi do të takohet dhe me kryeministrin pro perëndimor dhe do të vizitojë një nga bazat e Hezbullahut në jug të Bejrutit.

Vizita e presidentit iranian ka shkaktuar kritika në mesin e shumicës parlamentare pro perëndimore. Vizita është kritikuar dhe nga SHBA-të dhe Izraeli.
XS
SM
MD
LG