Ndërlidhjet

Bruksel: NATO-ja do ta hartoj “konceptin strategjik”


Ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, sot takohen në Bruksel për ta hartuar “konceptin strategjik” se si aleanca ushtarake do të ballafaqohet me kërcënimet në rritje, gjatë dekadës së ardhshme.

Ministrat, poashtu, do të diskutojnë për propozimet për reformimin e strukturës komanduese të NATO-s dhe për zvogëlimin e numrit të agjencive. Këto ide ishin hedhur nga sekretari i përgjithshëm i aleancës, Anders Fog Rasmusen, me qëllim që NATO-ja të bëhet “më e vogël, por më efektive”.

Njëherësh, sekretari Rasmusen dhe zyrtarët amerikan, kanë kërkuar nga aleatët, që të mos i shkurtojnë shumë buxhetet për mbrojtje, si pjesë e masave për kursim në shumë vende, për shkak të krizës financiare globale.
XS
SM
MD
LG