Ndërlidhjet

logo-print

Kili: Nxirren të 33 minatorët e bllokuar

  • RFE /RL

Kili

Kili

Të 33 minatorët e bllokuar në një minierë në Kili, janë nxjerrë në sipërfaqe. Ata ishin të bllokuar në thellësi 700 metra nën tokë, për më tepër se dy muaj.

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, tha e shpëtimi i minatorëve është “një mrekulli”, që e ka bashkuar këtë vend.

Miniera e arit dhe bakrit në shkretëtirën Atakama, në veri të Kilit, u shemb në fillim të muajit gusht.

Fillimisht dyshohej se të gjithë minatorët kishin humbur jetën. Por, 17 ditë më vonë, lajmi për të mbijetuarit u mësua kur një sondë e futur thellë nën tokë doli në sipërfaqe me një letër, ku me ngjyrë të kuqe shkruante se të gjithë minatorët e ngujuar janë mirë.

Deri më tash, askush në histori nuk ka mbijetuar për 69 ditë nën tokë.


Lexoni edhe këto:
Kili: U nxorën xehetarët e parë
Kili: Minatorët po luftojnë me depresionin

XS
SM
MD
LG