Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Akuza kundër 44 armeno-amerikanëve për vjedhje


Autoritetet e Shteteve të Bashkuara i kanë shpallur akuzat kundër 44 anëtarëve të një sindikate kriminale, për rastin e vjedhjes së 100 milionë dollarëve.

Autoritetet e kanë ndërlidhur këtë grup me operacionin në afro 118 klinika mjekësore në 25 shtete, që kishin paraqitur kërkesa të falsifikuara në adresën e programit qeveritar të sigurimit shëndetësor, Medicare.

41 nga kriminielët e akuzuar janë arrestuar.

Autoritetet në Nju Jork, thanë se organizata Mirzoyan-Terdjanian, me seli në Nju Jork dhe në Los Anxhelos, ka përdorë kërcënime, frikësime dhe dhunë dhe ka operuar në stilin klasik të mafias.
XS
SM
MD
LG