Ndërlidhjet

Digjet flamuri serb në shenjë proteste


Tiranë: Të rinjtë djegin flamurin serb.

Tiranë: Të rinjtë djegin flamurin serb.

Qindra të rinj të grumbulluar para ambasadës serbe në Tiranë, kanë djegur flamurin serb, në shenjë revolte për atë që ndodhi në stadiumin e Gjenovës. Duke drejtuar thirrje drejt ambasadës, të rinjtë mbanin në duar slogane me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”dhe “Shqipëria etnike” - një kundërpërgjigje kjo ndaj sloganit të ultranacionalistëve serbë “Kosova është Serbi” para ndeshjes me Italinë.

Forca të shumta policie kanë mbajtur nën vëzhgim protestuesit, të cilët janë shpërndarë pa shkaktuar asnjë incident.

Reagimi erdhi pas ndeshjes Itali-Serbi, ku ultranacionalistë serbë dhe tifozë fanatikë kanë djegur flamurin shqiptar duke çuar në ndërprerjen e ndeshjes e në akte të shumta dhune në të gjithë qytetin e Gjenovës. Ngjarja ka lënë një shije të hidhur te të gjithë shqiptarët, duke qenë se bëhej fjalë thjesht për një ndeshje futbolli.

Për ngjarjen nuk ka asnjë reagim zyrtar, qoftë ky i palës shqiptare, apo i asaj serbe, për të kërkuar ndjesë për këtë gjest. Ministri i Jashtëm serb i kërkoi ndjesë Italisë, për trazirat e shkaktuara por jo Shqipërisë për djegien e flamurit. (AlSat)

(Video AlSat)

XS
SM
MD
LG