Ndërlidhjet

Klinton: Pasanikët e Pakistanit të ndihmojnë vendin e vet



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, sot u bëri thirrje pasanikëve të Pakistanit që t'a ndihmojnë mëkëmbjen e vendit pas vërshimeve, në të cilat u rrezikuan 20 milionë njerëz.

"Qeveria duhet të kërkojë nga njerëzit më të pasur dhe nga elita e Pakistanit që ta përkrahin shtetin dhe popullin e Pakistanit", tha Klinton në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Deri tash Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 388 milionë dollarë ndihma për Pakistanin, ndërsa Bashkimi Evropian rreth 450 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG