Ndërlidhjet

Letonia zgjat mandatin e trupave në Afganistan



Parlamenti i Letonisë e vazhdoi sot edhe për një vit mandatin e 175 trupave në kuadër të forcave ndërkombëtare të ISAF-it në Afganistan.

Opozita e majtë pro-ruse votoi kundër zgjatjes së mandatit, duke u justifikuar me krizën e thellë ekonomike në vend.

Letonia, ish republikë sovjetike me 2.2 milionë banorë, trupat e para në Afganistan i dërgoi në shkurt, 2003.

Prej atëherë janë vrarë katër ushtarë letonezë.
XS
SM
MD
LG