Ndërlidhjet

Gjermania hap fakultete për studimin e islamit



Tre universitete gjermane, me mbështetjen e plotë financiare nga shteti, do të hapin degë të reja ku do të studiohet kultura islame. Qëllimi kryesor i kësaj nisme është që klerikët myslimanë të kenë mundësi shkollimi në të gjitha nivelet në Gjermani, tha ministrja gjermane e arsimit, Anet Shavan.

Studimet do të jenë në nivel të diplomës universitare, derisa pritet që këto qendra të jenë dhe nismëtare të dialogut dhe të menduarit kritik.

Deri tani të gjithë klerikët myslimanë janë aftësuar jashtë Gjermanisë. Ky fakt shihet si pengesë për integrimin e myslimanëve në Gjermani.
XS
SM
MD
LG