Ndërlidhjet

KB: Lufta e valutave rrezikon mëkëmbjen e ekonomisë



Kërcënimi në rritje nga "lufta e valutave" e rrezikon mëkëmbjen e investimeve në botë, njoftoi konferenca e OKB-së për Tregti dhe Zhvilim, UNCTAD.

Drejtori i UNCTAD-it për investime, Xhejms Zhan, deklaroi se mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve rreth vlerës së valutave të tyre e përkeqësojnë pasigurinë ekzistuese në treg, transmetoi Reuters.

"Kohët e fundit vërehen fluktuime të konsiderueshme të disa valutave. Ekziston rreziku të vijë tek lufta valutore", ka theksuar Zhan.
XS
SM
MD
LG