Ndërlidhjet

logo-print

Norvegjia liroi të dyshuarin për terrorizëm



Gjykata e apelit në Oslo e ka liruar njërin nga tre të arrestuarit në korrik, të cilët dyshohen për komplot me bombë.

Sipas gazetës "Verdens Gang", gjykata ka vendosur se nuk ka rrezik që uzbeku 32 vjeçar David Jakobsen, me qëndrim të përhershëm në Norvegji, do të përpiqet të lëshojë vendin apo t'i asgjësojë provat.

Ai dhe dy të tjerë u arrestuan në Gjermani dhe u ekstraduan në Norvegji.

Policia norvegjeze dyshon se ata planifikonin sulm me bombë, dhe beson se mund të kenë lidhje me Al Kaidën.

Dy të dyshuarit tjerë ndodhen në paraburgim.
XS
SM
MD
LG