Ndërlidhjet

Aktivistë kinezë kërkojnë lirimin e Xhiaobos



Mbi 100 aktivistë kinezë përmes një letre të hapur kanë kërkuar lirimin nga burgu të Liu Xhiaobos, fitues i çmimit Nobel për Paqe për vitin 2010.

Aktivistët kërkojnë nga qeveria kineze të reagojë "arsyeshëm e me realizëm" ndaj vendimit për dhënjen e çmimit Nobel një aktivisti kinez. Kina ka reaguar me zemërim ndaj çmimit, madje ka anuluar dhe disa takime me zyrtarë norvegjezë.

Pas publikimit të çmimit Nobel një grup i të vjetërve në Partinë Komuniste kanë bërë thirrje publike për më shumë liri fjale në Kinë.
XS
SM
MD
LG