Ndërlidhjet

logo-print

Liban: Ahmadinexhadi mbyll vizitën pranë kufirit izraelit



Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, çmoi lart atë që ai e quajti rezistenca libaneze dhe sulmoi me fjalë Izraelin duke thënë se "cionistët janë të vdekshëm".

Komentet e Ahmadinexhadit u bënë të enjten, në fshatin libanez të Bint Xhbeilit, pranë kufirit me Izraelin. "Gjithë bota e di se cionistët do të zhduken" tha Ahmadinexhad përpara një turme të madhe mbështetësish.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i është përgjigjur deklaratave të Ahmadinexhadit. "Përgjigjen më të mirë sulmet verbale të mbushura me urrejtje, që vijnë nga ana tjetër e kufirit, e kanë marrë 62 vite më parë", tha Netanjahu duke iu referuar vitit 1948, që shënon dhe krijimin e Izraelit.

Ahmadinexhadi po viziton Libanin, derisa Irani njihet si mbështetësi më i madh i lëvizjes shiite Hezbullah në Liban.
XS
SM
MD
LG