Ndërlidhjet

Pakistani i gatshëm të ndihmojë pajtimin me talibanët



Pakistani është shprehur i gatshëm të lehtësojë bisedimet mes qeverisë afgane dhe talibanëve. Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mehmud Kureshi tha se paqja dhe stabiliteti në Afganistan janë në interes të vendit të tij.

Shefi i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se Aleanca është e gatshme të mbështesë bisedimet, por hodhi poshtë mundësinë se do të ndalonin operacionet kundër kryengritësve afganë.

Shefja e diplomacisë amerikane, Hillari Klinton dhe Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts kanë thënë se Uashingtoni do të bëjë gjithçka është e nevojshme për të mbështetur presidentin Karzai në përpjekjet për pajtim me elementët talibanë.
XS
SM
MD
LG