Ndërlidhjet

Krasniqi: Sot caktohet data e zgjedhjeve



Ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, tha se sot do të mund të caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme dhe data e zgjedhjeve për komunën e Rahovecit.

“Sot e kemi nje takim pasdite me partitë politike, dhe natyrisht është gati afati i fundit që ne duhet t’i caktojmë dy data: datën për zgjedhje në komunën e Rahovecit dhe atë të zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen në shkurt. Por, data e saktë dihet sot, por jo ato që janë dhënë në gazeta, edhe pse edhe ato janë optimale”, tha Kransiqi pas takimit me shefin e ri te EULEX-it, Xavier Bout de Marnac.
XS
SM
MD
LG