Ndërlidhjet

Feith uron shefin e ri të EULEX-it, Marnak, lavdëron Kermabo


Piter Feith në rolin e Përfaqësuesit Special të BE-së, ka uruar, Ksavier Bu de Marnak, për nisjen e punës si shef i EULEX-it duke thënë se ai “pret me padurim që të punoj me të.”

Megjithatë, Feith nuk e ka harruar as Iv De Kermabo, ish shefin e misionit evropian, për “punën e shquar” të bërë gjatë dy viteve e gjysmë. Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë ka rikujtuar rolin që duhet luajtur EULEX i cili sipas Feith, “është qenësor për ta ndihmuar forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.”

Pieter Feith në Kosovë ka dy mandate, atë të përfaqësuesit special të BE-së për të cilën ka përkrahjen e 27 vendeve anëtare të organizatës evropiane. Ndërkaq mandati tjetër është dhe ai Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar për të cilin ka përkrahjen e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës me mision që të mbikqyrë funksionalitetin e shtetit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG