Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan – u vranë tre militantë


Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thonë se nga sulmi i një aeroplani amerikan pa ekuipazh janë vrarë së paku tre militantë të dyshuar, në pjesën veri-perëndimore të këtij vendi.

Sipas zyrtarëve, sulmi i sotëm kishte për cak një makinë në një fshat, 30 kilometra në lindje të Miranshahut, që është qyteti më i madh në rajonin Vaziristani Verior.

Kjo hapësirë konsiderohet si bazë e militantëve talibanë dhe të al-Kaidës në Pakistan, të cilët shpeshherë ndërmarrin sulme kundër trupave ndërkombëtare në Afganistanin fqinjë.

Sulmet raketore nga aeroplanat pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, që në shënjestër kanë militantët në pjesën veri-perëndimore të Pakistanit, janë intensifikuar javëve të fundit.
XS
SM
MD
LG