Ndërlidhjet

Kosovë: Nuk janë gjetur prova për sulmin në Sushicë


Policia e Kosovës thotë se mbrëmë e ka marrë një deklaratë nga një qytetar serb se është sulmuar afër fshatit Sushicë.

Sipas këtij qytetari, kundër tij dhe automobilit të tij ishin vërsulur dy meshkuj, që flisnin shqip.

Por, zëvendës komandanti i policisë së Kosovës në Graçanicë, Ramë Kryeziu, i tha Radios Evropa e Lirë, se policia kishte dalë në vendin e ngjarjes, por se nuk ishin gjetur prova, që do ta vërtetonin sulmin e paraqitur.
XS
SM
MD
LG