Ndërlidhjet

Pakistan: Janë sulmuar kamionat me furnizime për NATO-n


Zyrtarët e Pakistanit thonë se persona të armatosur në pjesën veri-perëndimore të Pakistanit, e kanë sulmuar sot një kamion transportues me furnizime për trupat e NATO-s në Afganistanin fqinjë. Gjatë këtij sulmi janë vrarë dy vetë.

Zyrtarët lokalë thanë se kamioni ishte sulmuar afër vendit Jamrud në rajonin Khyber.

Shoferi dhe ndihmësi i tij ishin vrarë, ndërsa pastaj kamioni ishte ndezur.

Ky sulm ndodhi disa ditë pasi Pakistani, të dielën, e ka rihapur kalimin kryesor kufitar me Afganistanin.

Vendkalimi Khyber Pass ishte mbyllur më 30 shtator, pasi nga sulmet e helikopterëve të NATO-s ishin vrarë dy roje kufitare pakistaneze.
XS
SM
MD
LG