Ndërlidhjet

Zvicër: Kompletohet shpimi i tunelit më të gjatë në botë


Në Zvicër është kompletuar shpimi i tunelit të hekurudhës në vendin Gotthard të Alpeve.

Tuneli i gjatë 57 kilometra synon rritjen e shpejtësisë së trafikut, ndërmjet pjesës veriore dhe asaj juglindore të Evropës dhe zvogëlimin e shqetësimeve për ndotjen e Alpeve nga trafiku i dendur rrugor.

Pritet që ky tunel të hapet në vitin 2017.

Ndërtimi i tunelit me vlerë prej 7 miliardë eurosh ka filluar para 15 vitesh. Gjatë kësaj kohe jetën e kanë humbur tetë punëtorë.
XS
SM
MD
LG