Ndërlidhjet

Petraeus: NATO-ja e lejoi kalimin e zyrtarit taliban në Kabul


Komandanti i forcave të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në Afganistan, David Petraeus, tha sot se forcat e NATO-s e kanë lehtësuar kalimin e disa komandantëve të lartë talibanë në Kabul, për të mbajtur takime me qeverinë e Afganistanit.

"Kanë qenë disa liderë të lartë talibanë, të cilët janë takuar me qeverinë afgane në nivelin më të lartë dhe, në disa raste, janë takuar me vendet e tjera të involvuara dhe të angazhuara në Afganistan. Mendoj se në këtë pikë, këto diskutime mund të karakterizohen si të natyrës preliminare. Me siguri ato nuk do të rriten në nivelin, që të quhen negociata”, tha gjenerali Pertaeus.

Këto komente u bënë vetëm një ditë, pasi zyrtarë të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara, thanë se i mbështesin përpjekjet e qeverisë afgane për bisedime paqësore me talibanët.

Bisedimet me talibanët i ka mbështetur edhe Pakistani.
XS
SM
MD
LG