Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Ndërtohet centrali i parë atomik në Venezuelë


Rusia dhe Venezuela e kanë nënshkruar marrëveshjen, sipas së cilës Rusia do ta ndërtoj centralin e parë atomik në Venezuelë.

Marrëveshja u nënshkrua sot gjatë vizitës së presidentit të Venezuelës, Hugo Çavez, në Rusi.

Me këtë rast ai u takua edhe me presidentin rus, Dmitri Medvedev, i cili tha se marrëveshja do ta ndihmoj Venezuelën që të zhvilloj burime moderne të energjisë.

Nuk dihet se sa është vlera e marrëveshjes.
XS
SM
MD
LG