Ndërlidhjet

Xholi: Problemet lidhur me filmin të bazuara në thashetheme


Ylli holivudian i flilmit, Anxhelina Xholi, e ka kontestuar vendimin e autoriteteve të Bosnjë Hercegovinës, për ta tërhequr lejen për xhrimin e një filmi, ku ajo do të ishte në rolin e regjisores, për të parën herë në karrierën e saj.

Ajo tha se vendimi për tërheqje ishte bërë në bazë të thashethemeve të rrejshme, se në film trajtohet një tregim dashurie ndërmjet në gruaje myslimane dhe një serbi, i cili e kishte dhunuar atë gjatë luftës në periudhën 1992-1995.

Leja, që aktorja Anxhelina Xholi, e kishte marrë për xhirimin e filmit në Sarajevë dhe në Zenicë, në muajin nëntor, ishte tërhequr pasi asociacioni i Grave Viktima të Luftës, ishte ankuar për subjektin e filmit.

Në kumtesën e saj, Anxhelina Xholi, tha se një nga arsyet e xhirimit të filmit ishte për t’i rikujtuar njerëzit se çka kishte ndodhur gjatë luftës në periudhën 1992-1995.

Ajo ka refuzuar të tregojë se cila është përmbajtja e filmit.

Organizatat ndërkombëtare kanë vlerësuar se mijëra gra, shumica prej tyre myslimane, ishin dhunuar gjatë luftës në Bosnjë.
XS
SM
MD
LG