Ndërlidhjet

Kosovë: Pesë persona akuzohen për trafikim të organeve


Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave për trafikim të organeve njerëzore, krim të organizuar, ushtrim të paligjshëm të aktiviteteve mjekësore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka njoftuar misioni EULEKS.

Aktakuza është ngritur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ndërsa në mesin e të pandehurve janë “mjekët dhe një person, që më parë ka punuar në nivel të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë”.

Mëtutje në njoftim theksohet se trafikimi i organeve, në nivel ndërkombëtar, ka të bëjë me klinikën MEDICUS në vitin 2008 në Prishtinë.

Rasti ka të bëjë me heqjen e veshkave, ndërsa “dhuruesit” dhe pranuesit e organeve ishin të nacionaliteteve të ndryshme.

Në njoftim theksohet se rastin e kishin filluar zyrtarët policorë të Kosovës dhe të UNMIK-ut në nëntor të vitit 2008. Policia e EULEKS-it i ka vazhduar hetimet nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Me këtë rast do të merren gjyqtarët e EULEKS-it.
XS
SM
MD
LG