Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi shpall zgjedhjet më 13 shkurt


Ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, duke u thirrur në kompetencat e tij kushtetuese, ka shpallur 13 shkurtin si datë të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Kosovë.

Vendimi vjen pas konsultimeve te tij me partitë politike dhe KQZ-në.

Krasniqi tha se kishte disa propozime që data e zgjedhjeve të jetë 20 shkurti, por ai tha se nuk do të ishte mirë që Kosova ta festojë përvjetorin e tretë të pavarësisë në atmosferë zgjedhore.
XS
SM
MD
LG