Ndërlidhjet

Greqi: Thesari i Ali Pashës, mund të nxjerrë nga kriza


Në pjesën qendrore të Greqisë, ka filluar kërkimi për thesarin e Pashait Otoman të shekullit të 19, për të cilin mendohet se do të ndihmonte për zbutjen e borxheve të mëdha të këtij vendi, ka raportuar sot televizioni NET.

Kërkuesi greko-australian, Vangelis Dima, po e financon gërmimin për gjetjen e lokacionit të rezervave të Ali Pashës, afër fshatit Vassiliki, 352 kilometra në veri-perëndim të Athinës.

“Cenzorët më tregojnë se atje është thesari i madh i fshehur më posht”, i tha Dima televizionit shtetëror NET.

Sipas zotit Dimas, thesari mund të jetë me vlerë prej miliona eurosh.

Zyrtari i fshatit Vassiliki, Vaios Ziakas, tha se operacioni i lejuar nga shteti po zhvillohet ngadalë.

AFP-ja raporton se Ali Pasha, me origjinë shqiptare, kishte sunduar në këtë hapësirë gjatë Perandorisë Osmane, në fillim të shekullit të 19-të, pak kohë pas revolucionit grek, që e mbylli okupimin katër shekullor turk.
XS
SM
MD
LG