Ndërlidhjet

Londër: Liverpulin e blejnë pronarët e rinjë


Klubi i futbollit Liverpul sot u është shitur pronarëve të Boston Red Sox, pas një beteje të ashpër gjyqësore trans-atlantike, që kishte për qëllim shkëputjen me pronarët e mëparshëm amerikanë.

Marëveshja në vlerë prej 476 milionë dollarësh me New England Sport Ventures (NESV), e mbylli një etapë të trazuar trivjeçare, gjatë së cilës pronarë ishin Tom Hick dhe George Gillet.

Përfundimisht shitja u bë e mundshme, pasi Hick dhe Gillet, e tërhoqën ndalesën e tyre, që e kishin fituar në një gjykatë në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

“Para se gjithash ne jemi të përkushtuar për të fituar”, tha John Henry, financier që e kryeson NESV-në dhe shtoi se “ne kemi histori të fitoreve dhe sot ne dëshirojmë, që mbështetësit e klubit të futbollit Liverpul ta dijnë se këtë qasje do ta mbajnë edhe në këtë klub të madh”.
XS
SM
MD
LG