Ndërlidhjet

KQZ-ja thotë se koha e shkurtër për zgjedhje do të jetë sfidë


Pas caktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nga ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thonë se institucioni i tyre ka hartuar dy plane operacionale për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Rahovec dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peqani, i tha Radios Evropa e Lirë, se KQZ-ja brenda afatit kohor do të mundohet t’i kryej të gjitha aktivitetet.

Por, sipas tij, koha e shkurtet për përgatitjet e zgjedhjet të përgjithshme, do të jetë një sfidë për komisionin.

“Sfidë për ne do të jëtë koha sepse është një kohë e shkurtër, po ashtu do të jetë edhe kohë dimri edhe faktikisht do të shkojmë paralel me dy palë zgjedhje, pra kjo do të jetë sfidë për ne, por shpresojmë se do t’i kryejmë sipas planit dhe dinamikës së parapë” tha Peqani.

Peqani, ka deklaruar, poashtu, se në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Rahovecit do të veprohet në bazë të ligjit ekzistues për zgjedhjet, ndërsa për zgjedhjet e 13 shkurtit varet nga vendimet e Grupit punues për ndryshimin e mundshëm të ligjit.
XS
SM
MD
LG