Ndërlidhjet

logo-print

Sakashvilli mirëpret ndryshimin e kushtetutes gjeorgjiane


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikael Sakashvilli, ka mirëpritur ndryshimet e Kushtetutës së vendit të tij, ndryshime këto që kalojnë disa prej fuqive ekzekutive nga presidenti te kryeministri.

Mediat e vendit e citojnë Sakashvillin duke thënë se gati të gjitha rekomandimet e bëra nga trupi këshillues ligjor i Këshillit të Evropës, pikërisht Komisioni i Venecias, janë plotësuar duke bërë këto ndryshime. Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi ndryshimet e Kushtetutës të premtën me 112 vota pro dhe 5 kundër. Kritikët thonë se këto ndryshime janë përfituese për vet Shakashvillin, i cili besohet se shpreson të zgjedhet kryeministër pas tre vjetësh, kur mandati i tij presidencial përfundon.
XS
SM
MD
LG