Ndërlidhjet

Merkel: Rusia të bëhet pjesë e sigurisë evropiane


Kancelarja gjemane, Angela Merkel, ka thënë të shtunën se vendi i saj do vazhdojë përpjekjet për përfshirjen hap pas hapi të Rusisë në arkitekturën e përbashkët të sigurisë evropiane. Merkel, përmes video-mesazhit javor tha se ajo do mundohet ta shtyjë këtë përpjekje të saj para samitit të NATO-s që do mbahet muajin e ardhshëm në Lisbonë. Arsyetimi i Merkel për këtë cështje është se “Lufta e Ftohtë ka marrë fund përgjithmonë.”

Megjithatë, kancelarja gjermane ka shtuar që, “natyrisht se një partneritet i tillë nuk mund të ndërhyjë në punën e aleancës trans-atlantike, NATO.” Merkel tha se Presidenti rus, Dmitri Medvedev, do të jetë pjesëmarrës në takimin e Këshillit NATO – Rusi, takim ky që do ketë lidhje me samitin e Lisbonës.
XS
SM
MD
LG