Ndërlidhjet

Pakistani ofron ndihmë për bisedimet, Afganistan - Taliban


Pakistani ka njoftuar se është i gatshëm të ndihmojë bisedimet ndërmjet qeverisë afgane dhe talibanve. Mirëpo, Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mehnud Kureshi, ka thënë se bisedimet duhet të udhëhiqen nga vet Afganistani.

Ndërkohë, Gjenerali amerikan, Dejvid Petreus, Komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, ka thënë se aleanca veri-atlantike ka mundësuar që një komandant i rëndësishëm i talibanëve, të arrij në Kabul për bisedime me zyrtarët afganë. Petreus ka thënë se disa udhëheqës të rëndësishëm të talibanëve kanë pasur kontakte me qeverinë afgane dhe vende të tjera që janë të përfshira në Afganistan. Gjenerali amerikan i ka përshkruar bisedimet si preliminare.
XS
SM
MD
LG