Ndërlidhjet

Kosovë: LDK del nga koalicioni qeverisës


Kryesia e LDK ka marrë vendim që të dalë nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.

Njoftimi u bë nga kjo parti përmes një komunikate për media, e nënshkruar nga kryetari i saj, Fatmir Sejdiu.

Vendimi i kryesisë thotë që nga data 18 tetor, ministrat dhe zv kryeministri i qeverisë nga kjo parti, përfundimisht duhet ta dorëzojnë detyrën. Në fund të komunikatës, kjo parti thotë që “mbetet e përkushtuar të jetë kontribuese e fuqishme në të gjitha proceset demokratike” e shtetërore në interes të Kosovës.
XS
SM
MD
LG