Ndërlidhjet

logo-print

Kuçi: LDK-ja e futi Kosovën në krizë institucionale

  • RFE /RL

Hajredin Kuçi

Hajredin Kuçi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Hajredin Kuçi, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës e futi Kosovën në krizë, me vendimin e saj për të dalë nga koalicioni qeverisës.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Kuçi tha se tani duhet të gjenden zgjidhje emergjente dhe të jashtëzakonshme.

“Momentalisht vendi është vënë në krizë institucionale. Nuk ka nevojë që të shkojë më tutje. Tani duhet të dalë nga kjo krizë dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të jenë dalje nga kriza sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Kuçi.
XS
SM
MD
LG