Ndërlidhjet

Ashton: Në nentor të vazhdojnë bisedimet me Iranin


Shefja e Politikës së Jashtme e BE-së, Kethrin Ashton ka propozuar rinisjen e bisedimeve të bllokuara për një kohë të gjatë në mes të fuqive botërore dhe Iranit, rreth planit bërthamor iranian.

Zëdhënësi i BE-së, Darren Enis ka thënë se Ashton ka propozuar që bisedimet e reja të fillojnë nga 15 – 18 nëntor. Ashton ka marrë përgjigje favorizuese nga Teherani pasi propozoi bisedimet në nëntor, të cilat mund të mbahen në Vjenë të Austrisë.

Dialogu në mes të Iranit dhe grupit 5 + 1 të shteteve ku hyjnë, Britania, Franca, Rusia, Kina, SHBA-të dhe Gjermania janë bllokuar që prej 1 tetorit të 2009, kur të dyja grupet u takuan për herë të fundit në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG