Ndërlidhjet

logo-print

Në Kaliforni do të votohet për legalizimin e mariuanës


Qeveria e SHBA-ve do të “fuqizojë shumw” ligjet federale kundër mariuanës edhe nëse votuesit muajin e ardhshëm e bëjnë Kaliforninë të parin shtet amerikan që e legalizon këtë lloj të drogës. Këtë deklaratë e ka bërë Avokati i Përgjithshëm, Erik Holder, paralajmërimet e të cilit shkojnë kundër Propozimit 19, një masë votuese kjo që do të qonte drejt legalizimit të sasive të vogla të mariuanës. Kalifornia është shteti më i populluar në SHBA.

Në vitin 1996, Kalifornia kishte aprovuar ligjin e parë amerikan që lejonte përdorimin e mariuanës për qëllime mjekësore. Megjithëse edhe në atë kohë zyrtarët qeveritarë betoheshin se do ta kundërshtonin këtë vendim, mirëpo pas gati 15 vjetësh, industria e mariuanës mjekësore ka kaluar në një industri e cila ka vlerë disa miliarda dollarë.
XS
SM
MD
LG