Ndërlidhjet

logo-print

Sejdiu: Tërheqja nga koalicioni – vendim unanim


Fatmir Sejdiu

Fatmir Sejdiu

“Ka qenë një vendim unanim i Kryesisë së LDK-së duke analizuar zhvillimet e fundit dhe duke dashur që pikërisht të hap proceset normale të zhvillimit të demokracisë”, ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Këto komente zoti Sejdiu i ka bërë pas takimit të Kryesisë së LDK-së.

Sipas tij, “Lidhja Demokratike e Kosovës asnjëherë s’ka qenë pengesë dhe s’do të jetë, por do të jetë kontribuuese në të gjitha proceset e rëndësishme për shtetin”.

Ai ka përsëritur se nga dita e hënë, më 18 tetor 2010, “Lidhja Demokratike e Kosovës tërhiqet nga koalicioni qeverisës, përkatësisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministrit, ministrat dhe zëvendësministrat”.

“LDK mbetet e përkushtuar të jetë kontribuuese e fuqishme në të gjitha proceset e rëndësishme demokratike dhe shtetërore, në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve të tij. Për ne është me rëndësi se mbajmë qasjen tonë që të jemi gjithmonë të angazhuar për procese të mbara në Kosovë dhe gjithmonë me konceptin e ndërtimit të shtetit të Kosovës, si shtet demokratik”, ka thënë zoti Sejdiu.
XS
SM
MD
LG