Ndërlidhjet

PDK: Vendimi i LDK-së, për interesa të ngushta


PDK
PDK


Partia Demokratike e Kosovës, pas takimit të Kryesisë, me të marrë vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për tërheqje nga koalicioni qeverisës, e ka cilësuar atë si një “lajm të papritur, befasues dhe të keq për gjithë Kosovën, sidomos pas vizitës se Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në Kosovë”.

Në emër të PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se “pas këtij vendimi janë krijuar rrethana të reja dhe krizë institucionale në vendin tonë”.

“Ky vendim është marrë për shkak të interesave të ngushta të kreut të kësaj partie
”, ka thënë Hoxhaj, duke thënë se janë në kërkim të zgjidhjeve të shpejta dhe të jashtëzakonshme.

“PDK do të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm në përputhje me Kushtetutën”, tha Hoxhaj, duke e cilësuar vendimin e LDK-së si imponim të një situatë jo të volitshme për qytetarët e Kosovës.
XS
SM
MD
LG