Ndërlidhjet

Rusia zhgënjehet me Izraelin


Rusia i është bashkuar SHBA-ve duke shprehur “zhgënjimin” me planet e Izraelit për ndërtimin e kolonive të reja në lindje të Jerusalemit. Rusia, zyrtarisht ka thënë se këto plane kanë dobësuar përpjekjet për rigjallërimin e bisedimeve për paqe në mes të izraelitëve dhe palestinezëve. Një komunikatë e bërë publike nga Ministria e Jashtme e Rusisë shpreh “zhgënjimin dhe shqetësimin jashtëzakonisht të madh” me veprimin e Izraelit, ndërsa i ka bërë thirrje shtetit hebre që të rimendojë vendimin e tij.

Kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu, ka aprovuar të enjten planin për ndërtimin e 238 shtëpive të reja.

Shefi i ekipit negociator palestinez, Saeb Erakat, ka thënë se kjo lëvizje tregon se Izraeli kërkon “vrasjen” e çfarëdo mundësie për të ringjallur bisedimet për paqe në mes të dyja palëve.
XS
SM
MD
LG