Ndërlidhjet

Ekonomia e Bosnjës po përmirësohet


Situata ekonomike e Bosnjës ka nisur të përmirësohet dhe për këtë arsye nuk ka nevojë që të tërheqë në tërësi shumën e kredisë të cilën e ka aprovuar Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ky lajm është bërë publik nga Guvernatori i Bankës Qëndrore, Kemal Kozariq.

Të premtën, FMN i ka aprovuar Bosnjës dhe Hercegovinës tërheqjen e 132.8 milion eurove. Megjithatë autoritetet në këtë shtet kanë vendosur që të marrin vetëm 38 milion euro, ndërsa përdorimi i tyre po bëhet për të mbuluar deficitin buxhetor të saj.
XS
SM
MD
LG