Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Testohen uniforma të veçanta për femra


Ushtria amerikane po teston uniformat e para luftarake të disenjuara veçanërisht për t’iu përshtatur trupit femëror. Uniforma është disenjuar për të përmirësuar lëvizshmërinë ndryshe nga uniformat aktuale që vishen nga ushtarët e të dyja gjinive, edhepse ajo më shumë është e përshtatshme për ushtarët meshkuj.

Gati 600 ushtare femra do të testojnë uniformën e re në muajin janar. Nëse aporovohet, atëherë uniforma e parë ushtarake e bërë veçantë për beteja luftarake do të fillojë të shpërndahet për femrat e ushtrisë amerikane në vitin 2012. Për të disenjuar uniformën e re janë bërë hulumtime dhe studime 5 vjet të plota.
XS
SM
MD
LG